Zv/drejtori sulmoi seksualisht nxënësen në sallën e sportit

07.02.2022 14:33

Zv/drejtori sulmoi seksualisht nxënësen në sallën e sportit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

“Prokuroria njofton se, më 16 dhjetor 2022, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendës drejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën-e mitur E.K.”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu është bërë e ditur se e njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

x