ZYRTARE: Arsenali konfirmon rikthimin e Odegaard dhe Ceballos tek Reali

03.06.2021 16:57

ZYRTARE: Arsenali konfirmon rikthimin e Odegaard dhe Ceballos tek Reali

Dani Ceballos dhe Martin Odegaard janë rikthyer në Real Madrid.

Arsenali ka bërë të ditur se pesë lojtarë do të largohen nga klubi me përfundimin e kontratave të tyre me 30 qershor 2021.

“The Gunners” përmes uebfaqes së tyre zyrtare kanë bërë të ditur që në fund të muajit, David Luiz, Leonie Maier, Mat Ryan do të largohen nga klubi.

Klubi konfirmoi se edhe Martin Odegaard dhe Dani Ceballos do të largoheshin në fund të muajit. Në fakt Odegaard shihej si lojtar i Arsenalit, pasi Arteta kishte deklaruar pëlqimin për norvegjezin, por si duket, emërimi i Carlo Ancelottit në krye të “Los Blancos” i ka ndryshuar gjërat në kampin madrilien.

x