Zyrtare: Dy futbollistë largohen nga Tottenham

27.07.2020 14:04

 Zyrtare: Dy futbollistë largohen nga Tottenham

Tottenham përmes një postimi ka njoftuar që dy futbollistët e tyre, Jan Vertonghen dhe Michel Vorm do të largohen nga klubi.

Dy futbollistët kanë përfunduar kontratat e tyre andaj edhe janë larguar nga skuadra londineze.

Jan që nga transferimi i tij nga Ajaxi në vitin 2012 ka bërë 315 paraqitje për Tottenham duke shënuar kështu 14 gola.

Kurse portieri Michel ka bërë 48 paraqitje në të gjitha garat për Tottenham.

Tottenham ju ka uruar të dy futbollistëve suksese në të ardhmen e tyre.

x