ZYRTARE: Kosovare Asllani rinovon kontratën me Real Madridin

30.06.2021 19:49

ZYRTARE: Kosovare Asllani rinovon kontratën me Real Madridin

Kosovare Asllani do të vazhdojë të jetë lojtare e Real Madridit.

Sulmuesja nga Kosova, Kosovare Asllani ka rinovuar kontratën me Real Madridin.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes uebfaqes zyrtare të tyre.

Asllani ka rinovuar kontratën edhe për një vit, ajo do qëndrojë në Madrid të paktën deri në vitin 2022.

31 vjeçarja deri tani ka 29 paraqitje me “Los Blancos” dhe ka shënuar 16 gola.

x