ZYRTARE: Locatelli transferohet te Juventusi

18.08.2021 19:25

ZYRTARE: Locatelli transferohet te Juventusi

Manuel Locatelli ka kaluar në radhët e Juventusit.

Juventusi ka arritur marrëveshje me Sassuolon për transferimin e Locatellit.

Pas shumë negociatave që janë zhvilluar për javë të tëra më në fund akordi është arritur.

“Zonja e Vjetër” ka huazuar mesfushorin për dy vite me detyrim blerje në vitin 2023 për rreth 35 milionë euro.

Reprezentuesi i Italisë ka zgjedhur fanellën me numër 27.

Në anën tjetër ‘Bianconerët’ duket se do ta rikthejnë në ekip edhe Miralem Pjanicin, për të krijuar një ekip sa më kompetitiv për edicionin e ri.

x