Zyrtare: Muriqi, kosovari firmos me Lazion!

15.09.2020 18:26

Zyrtare: Muriqi, kosovari firmos me Lazion!

Vedat Muriqi është zyrtarisht një lojtar i Lazios. Mbyllet me një fund të lumtur telenovela e kësaj vere në të cilin aktori kryesor ishte pikërisht bomberi i përfaqësueses kosovare.

Pasi zbarkoi në kryeqytetin italian dhe kaloi me sukses vizitat mjekësore, Muriqi u zyrtarizua si afrimi më i ri i Lazios së Claudio Lotitos.

Në Serie A, ai u transferua falë këmbënguljes së Igli Tares me Lazion që derdhi në arkat e Fenerbahce rreth 20 milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Teutës dhe Besës në Kategorinë Superiore.

Te Lazio Muriqi pritet të formojë një dyshe të frikshme sulmuese me Ciro Immobilen Këpucën e Artë Europiane në sezonin e fundit. 26-vjeçari do të ketë mundësinë të luajë edhe në grupet e Champions League me bardhekaltrit.

x