Zyrtare: Ronaldo rikthehet në Manchester United

27.08.2021 18:07

Zyrtare: Ronaldo rikthehet në Manchester United

Cristiano Ronaldo rikthehet në Manchester United, marrëveshja mes dy klubeve është arritur.

Kjo është e bërë e ditur nga faqja zyrtare e Manchester United përmes një postimi në Twitter.

United do të paguajë rreth 20 milionë euro plus bonuset për Juventusin.

Cristiano Ronaldo ka pranuar kushtet e kontratës më Man Unitedin, ndërsa tani ka mbetur vetëm që të nënshkruaj dokumentet pasi gjithçka të përfundojë.

x