ZYRTARE/ UEFA hap hetimin ndaj Realit, Barcelonës dhe Juventusit për Super Ligën

12.05.2021 17:04

ZYRTARE/ UEFA hap hetimin ndaj Realit, Barcelonës dhe Juventusit për Super Ligën

UEFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj Real Madrid, Barcelonës dhe Juventusit për projektin e Super League. Organizmi kryesor i futbollit evropian ka caktuar inspektorët e etikës dhe disiplinës dhe po hetojnë gjithçka që ka ndodhur.

Kompeticioni i ri, që eklipsonte Ligën e Kampionëve, e themeluan në letër 12 klube, por pas presionit të madh të UEFA-s dhe FIFA-s, shto këtu qeveritë respektive dhe tifozët, u tërhoqën

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, inspektorët e etikës dhe disiplinës së UEFA-së janë emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi në lidhje me projektin e quajtur Superliga”, lexohet në njoftimin e UEFA-s.

x